Në një ngjarje të rrallë e shokuese, një 54-vjeçar i cili po gjykohej në një gjykatë në zonën e Mynihut, qëlloi me armë zjarri dhe vrau prokurorin e çështjes. Zëdhënësi i policisë, Guenther Beck tha se ai ka hapur zjarr pasditen e së mërkurës në Gjykatën e Dachaut. Ai ishte akuzuar se u kishte paguar pagesa të papërshtatshme nëpunësve të tij. Beck tha se nuk e kishte të qartë se çfarë masash specifike kishte kjo gjykatë që ishte mundësuar hyrjen e të pandehurit me armë zjarri. Ai tha se personi që qëlloi ishte banues në Dachau, por nuk dha të dhëna të tjera për të. Prokurori i qëlluar ishte një 31-vjeçar nga Mynihu, i cili vdiq në spital pak pas ngjarjes. Dëshmitarë thanë se ai ishte drejtuar me armë edhe nga gjykatësi por policia tha se nuk ka asnjë informacion për të plagosur të tjerë. Policia e gjykatës arriti më pas ta çarmatosë qëlluesin dhe tani ai është arrestuar e po merret në pyetje.











