Gjenerali i KFOR-it: Nuk ka zvogëlim trupash

Dec 12, 2011 | 14:00

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Dreus, tha se nuk do të ketë zvogëlim të trupave paqeruajtëse në Kosovë, madje janë angazhuar ndërkohë trupa rezervë, si përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit në Veri. Gjenerali Dreus vlerësoi se parakusht për pakësimin e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë është mjedisi i qetë dhe i sigurt në tërë vendin. “Por zhvillimet pas 25 korrikut në Veri të Kosovës dëshmuan se ka ende shumë për t’u bërë këtu, përderisa forcat paqeruajtëse të kalojnë në fazën e tretë, që nënkupton mundësinë e zvogëlimit të trupave në terren”, është shprehur ai në takimin me gazetarë në “Bondsteel”.

© Panorama.al

Te lidhura