“Gjendje katastrofike”- Kulluri: Vetëm dy media dhanë lajmin e thirrjes në SPAK të Ballukut! Pjesa tjetër janë vetë-censuruar turpshëm

Oct 30, 2025 | 22:15

Analisti dhe ish-deputeti Edvin Kulluri foli mbrëmjen e sotme në Log. lidhur me thirrjen në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku ditën e nesërme, pasi refuzoi të paraqitej ditën e hënë.

kulluri

Kulluri vë re një gjendje katastrofike të mediave sipas tij, pasi 90% e tyre refuzuar, sipas tij, fillimisht të raportojnë se Balluku është thirrur në SPAK.

Edvin Kulluri: Duhet të themi që kjo javë ka qenë e turpshme për lirinë e medias vetëm dy tv kanë dhënë një lajm normal që është thirrur zonja Balluku. Kjo është një gjë normale. Ka shumë  njerëz që thirren dhe merren në akuzë. 90% të mediave janë vetëcensuruar në mënyrë të turpshme.

Jemi në gjendje demokracie katastrofike. Po akomodohemi me këtë. E dyta ka disa skenarë, zonja Balluku jep dorëheqjen si zv,kryeministër por mandatin e ruan. Nëse Rama ndjen përgjegjësi i kërkon dorëheqjen ose e shkarkon. Nëse nuk pranon kemi një problem për zotin Rama. Në këtë rrugë jemi.

© Panorama.al

Te lidhura