“Gjendja shëndetësore e Presidentit është e shkëlqyer!”- Shtëpia e Bardhë publikon rezultatet e analizave të Trump

Dec 1, 2025 | 21:54

Testet mjekësore të Donald Trump janë “të pastra”.

donald trump shendeti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në “gjendje të shkëlqyer shëndetësore”, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pas rezultateve të skanimit me rezonancë magnetike të cilit iu nënshtrua “për arsye paraprake” në tetor.

Sipas raportit të mjekut të tij, të publikuar sot, sistemi kardiovaskular i Trump është “në gjendje të shkëlqyer”.

Skanimet e barkut ishin gjithashtu “krejtësisht normale” pasi “të gjitha organet kryesore duken të shëndetshme”, thotë Dr. Sean Barbabella.

Nuk kishte prova të stenozës arteriale, inflamacionit ose mpiksjes.

Shumë pyetje në lidhje me shëndetin e 79-vjeçarit Trump u ngritën kur ai zbuloi se i ishte nënshtruar një skanimi me rezonancë magnetike, një ekzaminim i pazakontë si pjesë e një kontrolli rutinë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se burrat në moshën e presidentit përfitojnë nga teste të tilla.

© Panorama.al

Te lidhura