Gjendet një trup i pajetë pranë një ure në Shkodër, ja për çfarë dyshohet

Dec 11, 2025 | 9:00

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.
ambulanca-1-1

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura