Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshimet e para për shkaqet e vdekjes!

Dec 9, 2025 | 16:58

Trupi i pajetë i një personi është gjetur i pajetë në banesën e tij pasditen e sotme.

ambulance

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit. Viktima është identifikuar si 65-vjeçari me inicialet M.D.

Burime policore bënë me dije se ai është konstatuar pa shenja jete rreth orës 15:45 të kësaj të marte (9 dhjetor).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, por do të pritet ekspertimi mjeko-ligjor për shkaqet zyrtare të humbjes së jetës.

Gjithashtu do të pyeten edhe të afërmit e viktimës për të zbuluar detaje më shumë nga dinamika e ngjarjes, kurse hetimet do i ndjekë më tej prokuroria vendore.

© Panorama.al

Te lidhura