Është identifikuar personi që u gjet i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin mesditën e sotme.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar si 67-vjeçari Bujar Mezini. Trupin e pajetë e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se Bujar Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
“Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit”, informuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Peqin / Informacion paraprak
Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.
Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit.
© Panorama.al











