Trupi i pajetë i një 61-vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Shijak nga të afërmit.
Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Çizmeli dhe policia ka konfirmuar detajet e para. Viktima është T.B., banues në këtë zonë.
“Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, bënë me dije burime zyrtare të policisë.
Pas këqyrjes paraprake mendohet se humbja e jetës të jetë natyrale, por do pritet edhe rezultati i ekspertimit mjeko-ligjor. Nuk jepen ende detaje rreth ngjarjes.
“Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.
Hetimet e mëtejshme do i ndjekë Prokuroria e Durrësit, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve apo nëse ka të tjerë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar.
© Panorama.al












