Gjekmarkaj nga Lezha: DASH e flaku “non gratën” e Sali Berishës si një turp të komplotit Soroist!

May 8, 2025 | 21:20

Drejtuesi Politik i PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar gjatë mitingut përmbyllës se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka flakur “non gratën’ e Sali Berishës.

gjekmarkaj

“DASH e flaku ‘non gratën” e Sali Berishës, si një turp të komplotit Soroist”, tha ai.

Më tej ai tha se SHBA është kampioni i lirisë, e madhe sepse nuk resht së kërkuari të vërtetën, të drejtën.

“Amerika e Trump është me ty Sali Berisha, me ne, me shqiptarët”, tha Gjekmarkaj, ndërsa iu drejtua kreut të PD-së, duke thënë: “i munde Kasandrat, i zhgënjeve Sibilat, i sherrove skeptikët, zhbëre rrjetën mafioze të pseudorilindasve. Nuk e bërë për vete, por për dinjitetin e flamurit, për tingullin e gjuhës shqipe, për Shqipërinë e Kosovën, për krenarinë e brezave”.

 

Gjekmarkaj: Një njeri është i lirë në momentin kur ai vendos të jetë i tillë, ne kemi zgjedhur lirinë, ne mendojmë veprojmë dhe mendojmë si njerëz të lirë, prandaj si të tillë të themi ty, Doktor Berisha, mirë se erdhe në Lezhë, në perlën e Shqipërisë e cila blu ka qiellin, detin dhe votën më 11 maj…

Doktor Berisha ti ke udhëtuar nëpër histori dhe ke ndryshuar atë, e ke kthyer në favor të kombit, këtë konfirmoi dhe lajmi i fundit i DASH, që e flaku “non gratën” e Sali Berishës, si një turp të komplotit Soroist.

E mbani mend kur na thonin “nuk blihen me lekë vendimet e DASH”, tani që e drejta rikthehet, e vërteta triumfoi dhe departamenti konfirmon atentatin ndaj Sali Berishës, na thonë e keni blerë. Ne nuk kemi blerë asgjë. Amerika, kampioni i lirë, nuk është në shitje, është e madhe sepse nuk resht së kërkuari të vërtetën, të drejtën , e cila u rikthye sovrane.

Amerika e Trump, është me ty Sali Berisha, me ne, me shqiptarët. Atë po e bën sërish të madhe misionari Sali Berisha. I munde Kasandrat, i zhgënjeve Sibilat, i sherrove skeptikët, zhbëre rrjetën mafioze të pseudorilindasve. Nuk e bërë për vete, por për dinjitetin e flamurit, për tingullin e gjuhës shqipe, për Shqipërinë e Kosovën, për krenarinë e brezave.

Sot populli të thërret për t’i rikthyer frymëzimin, pluralizmin, demokracinë, mirëqenien, dinjitetin si gjithë Europa. Por mi të gjitha, sigurinë dhe gëzimin e vatrës familjare.

© Panorama.al

Te lidhura