Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren: Do të vazhdojmë të punojmë! Avancim rrugës evropiane të Shqipërisë

May 13, 2025 | 19:07

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se së bashku do vazhdojnë të punojnë për të forcuar edhe më tej lidhjet mes dy vendeve.

ramameloni

Me anë të një postimi në X, Meloni thekson se miqësia mes dy kombeve është forcuar falë nismave të përbashkëta dhe rezultat i një dialogu konstruktiv.

Kryeministrja Meloni thekson se do punojnë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta Kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare.

Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, shkruan Meloni në X.

© Panorama.al

Te lidhura