Pas disa lidhjeve, të cilat nuk rezultuan të suksesshme, edhe pse zgjatën në kohë, reperi i grupit “Tingulli 3nt”, Getoar Selimi, sipas informacioneve tona, është i përfshirë në një lidhje dashurie me bukuroshen Florenta Islami. Nëpër internet është duke qarkulluar një foto e reperit me bukuroshen nga Prishtina, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë dhe bashkëshortja e ardhshme e Getit. Se Florenta do të jetë femra e fundit e Getit, e vërtetoi edhe vetë reperi i “Baba Records” në Twitter, duke shkruar: “Unë me bashkëshorten, duke ngrënë fara dhe duke shikuar film… hohoho”. Kështu të paktën trasmetojnë disa portale në internet të cilat kishin siguruar edhe foton e Getit me Florentën. Pas lançimit të albumit të ri “Ma i Madhi n’Vend”, Geti pritet që së bashku me Big Xik të rikthehen në skenë me videoklipe dhe bashkëpunime të tjera.











