Gerta dhe Matko publikojnë fotot e para të Lunës

May 7, 2011 | 12:41

Gerta Heta u bë nënë pak ditë më parë. Nga martesa me futbollistin kroa,t Matko Djarmatin, erdhi në jetë vajza e tyre Luna. Pa kaluar shumë ditë, çifti ka vendosur që të publikojë fotot e para të vogëlushes, e cila nga komentet në Facebook thuhet t’i ketë ngjarë më shumë të atit, Matkos. Emri i vajzës është vendosur me miratimin e të dy prindërve, por që në gjuhën kroate do të thotë hënë. Gëzimin e tij nuk mund ta mbajë të fshehur as Matko, i cili e falënderon të gjithë shoqërinë dhe miqtë për urimet e dërguara në adresë të tij. Ardhja në jetë e Lunës do të përforcojë edhe më shumë dashurinë e Gertës dhe Matkos, të cilët kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, për shkak të obligimeve që ka futbollisti tek K.F “Besa”.

© Panorama.al

Te lidhura