“Gërdeci”, më 3 tetor prokuroria jep pretencën

Sep 19, 2011 | 15:36
Nga gjyqi i Gërdecit

TIRANE- Me daten 3 tetor prokuroria do te jape pretencen per dosjen “Gerdeci”, duke deshmuar keshtu se procesit te bujshem po i vjen fundi.

Data eshte percaktuar nga gjykatesi Ridvan Hado, i cili i la dy jave kohe prokuroreve te pergatiten per pretencen, cka do te thote edhe njohjen me masen e denimit qe do te percaktoje akuza per 29 te akuzuarit e tragjedise qe shkaktoi 26 te vdekur, 300 te plagosur dhe qindra shtepi te shkaterruara.

Aktualisht, te akuzuarit jane te lire. Ish adminisratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ish- drejtori i fabrikës, Dritan Mixholi, ish drejtor i MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-shefi i kontrollit të municioneve në Gërdec fituan lirinë pak muaj më parë pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit, dhe gjykimi ndaj tyre vazhdoi jashtë qelive të burgut.

© Panorama.al

Te lidhura