Gent Progni: Sa frikë na kanë, policia tentoi të bllokojë gjeneratorin që mos mblidheshim! Mesazh për patronashistët, ju kemi zbuluar databazën e re

Jun 21, 2026 | 21:21

Aktivisti dhe eksperti i IT Gent Progni foli në protestën masive të 22-të kundër Edi Ramës.

gent progni

Ai u shpreh se ka zbuluar databazën e re të patronazhistëve të PS-së, që do e bëj publike shumë shpejt.

Sakaq denoncoi sjelljen e policisë, që sipas tij vjen prej frikës nda protestuesve.

Gent Progni: Sot policia mundoi të ndalojë gjeneratorin. Na kanë shumë frikë më besoni. Tani dua të flas për patronazhistë kanë 5 vjet që më kanë me shumë qejf. Kontrolloni çdo koment të protestë futuni në profilet e tyre janë të gjitha fake, të gjitha duhet të bëni bllok. Kam dhe një mesazh tjetër për ta. Sot ju kemi zbulu databazën e re do tju nxjerrim me emër dhe do ju degjenerojmë të gjithëve.

© Panorama.al

Te lidhura