TIRANE- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli padit deputetin e Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri.
Padia e depozituar në Gjykatën e Tiranës, vjen disa ditë pasi deputeti Sajmir Tahir akuzoi ministrin, Genc Ruli se është i përfshirë në kontrabandën e mineraleve.
Gjatë një seance parlamentare, Tahiri e akuzoi ministrin Ruli se kontrollon një rrjet licensash që punon për të në minierën e Bulqizës.
Këto akuza sipas Rulit, synojnë të cënojnë reputacionin e tij, duke i konsideruar ato shpifje.
© Panorama.al











