TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka mbajtur sot raundin e dytë të negociatave për projektin e gazsjellësit “Trans- Adriatika- Pipeline” (TAP).
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço gjatë një konference për shtyp njoftoi se kompania “Roland Berger” është përzgjedhur si kompani konsulente e qeverisë shqiptare. Ai tha se qeveria shqiptare eshte duke bere gjithçka per realizimin e ketij projekti.
Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger”, i pranishëm në konferencë për shtyp, u shpreh se po ecet në hapa të sigurtë dhe se negociatat do të vazhdojnë të jenë të gjata, për marrëveshjen e palës pritëse dhe për marrëveshjen ndërqeveritare (Shqipëri, Greqi, Itali).
“Mendoj se ka një identitet interesi midis TAP të Shipërise dhe Evropës. Evropa ka interes të diversifikojë burimet e saj të energjisë.”- tha ai.
Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger” theksoi se në vitin 2018 do të mund të bëhet realitet kalimi i gazsjellësit nepër Shqipëri.
Përfaqësuesi i TAP, u shpreh i sigurt për fitimin e projektit nga konsorciumi.
Projekti “Për rritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për infrastrukturat e Mëdha të Gazit”, financohet nga qeveria Zvicerane dhe qeveria Norvegjeze.
Rreth 1 miliardë euro është shuma që do të investohet në kuadër të projektit të gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë në vendin tonë.
Gazsjellesi TAP eshte pjese e Korridorit Jugor dhe eshte skicuar qe te transportoje gazin nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes se Mesme drejt Europes. Ky gazsjelles kalon ne Greqi dhe me pas ne territorin shqiptar per te perfunduar ne Itali. Gjatesia e tij nën-ujore nga Shqiperia ne Itali eshte 115 kilometra.
© Panorama.al











