Kandidati për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit të tij para KLP-së, u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga një prej anëtarëve të Këshillit, lidhur me termin e shumëdebatuar “Republika e Prokurorëve”.
I pyetur nëse mund ta përkufizonte këtë shprehje, Braho u distancua plotësisht nga ideja se një realitet i tillë ekziston në sistemin shqiptar të drejtësisë.
“Termi ‘Republikë e Prokurorëve’ s’më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka Republikë të Prokurorëve në Shqipëri”, tha Braho.
Ai shtoi se prokurorët kanë detyrimin të zbatojnë Kodin e Procedurës Penale, ndërsa është gjykata ajo që vlerëson nëse veprimet e tyre janë të drejta apo jo.
Braho theksoi se proceset gjyqësore janë filtrat që tregojnë nëse një vendim i prokurorisë është i drejtë, duke shtuar se pakënaqësitë ndaj vendimeve gjyqësore duhet të trajtohen në rrugë ligjore.
Pyetje: A mund të përkufizoni termin Republika e Prokurorëve?
Klodian Braho: Termi ‘Republikë e Prokuroreve’ s’më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka Republikë të Prokurorëve në Shqipëri. Ata e kanë për detyrë që të respektojnë Kodin e Procedurës Penale, dhe e vlerëson gjykata nëse e kanë bërë apo jo. Nuk ka term të tillë. Nëse vendimi i gjykatave nuk na përshtatet, atëherë shohim rrugën ligjore. Nëse gjykatat e mendojnë të gjitha këtë gjë, atëherë ka në problem me mënyrën se si njerëzit e konceptojnë të drejtën
© Panorama.al












