Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për të vazhduar drejtimin e PD në zgjedhjet e 23 majit.
Në një konferencë me gazetarët, i pyetur për këtë çështje, Berisha shkurt u përgjigje, duke lënë të kuptohet se do të kandidojë.
Pyetje: A konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë?
Berisha: A mund të më thuash ti kush të tha jo, si e bën këtë pyetje?!
© Panorama.al











