Shkarkimi i Erion Veliajt dhe vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës pritet t’i hapin rrugë ose jo garës elektorale për kryeqytetin.
Në garë aktualisht janë 4 kandidatë të cilët kanë shprehur dëshirën për të garuar, Ogerta Manastirliu, Florian Binaj, Arlind Qori dhe Marko Dajti, por për shkak të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, procesi në Tiranë është pezulluar.
Antonio Notto dhe kompania e tij Notosondaggi në bashkëpunim me News24, sjell sot anketimin e parë të realizuar për kryeqytetin.
Qytetarët janë anketuar rreth profilit të mundshëm të kryetarit apo kryetares së Bashkisë së Tiranës.
Cili është, sipas jush, problemi kryesor/emergjent i Bashkisë së Tiranës?
54 për qind e të anketuarve janë të mendimit se problemi me emergjent i Bashkisë së Tiranës është zgjidhja e çështjes trafikut të rënduar në kryeqytet.
24.5 % janë të mendimit se transporti publik është i pamjaftueshëm.
Po ashtu 24 % e të anketuarve janë shprehur se tjetër problem serioz dhe që kërkon zgjidhje emergjente është mirëmbajtja e rrugëve dhe riparimi i tyre.
21 % e tyre shprehen se emergjente është çështja e sigurisë në rrugë.
12 % kërkojnë më shumë korsi biçikletash, etj.
© Panorama.al













