Gara e teknologjisë dhe spiunazhit, Kina prezanton mikro-dronin “miza robotike”! E pamundur ta gjurmosh, sensorë, kamera dhe sitstem transmetimi

Jun 17, 2026 | 13:10

Fantashkenca po bëhet realitet dhe tani po i shërben edhe fushës së spiunazhit, pasi Kina prezantoi një arritje mbresëlënëse teknologjike: një dron të vogël (mikro-dron) që ka formën, madhësinë dhe lëvizjen e një mize të zakonshme.

kina mikrodroni

Miza spiune është kapur në një video që qarkullon në internet dhe demonstron hapat që Pekini po bën në fushën e mikroinxhinierisë dhe inteligjencës artificiale, duke hapur një kapitull të ri e të errët në spiunazhin global.

Si funksionon “miza robotike”

Ndryshe nga dronët klasikë që përdorin helika, pajisja kineze imiton në mënyrë të përkryer natyrën.

Falë mikromekanizmave të sofistikuara, droni fluturon duke tundur krahët me një frekuencë jashtëzakonisht të lartë, gjë që i lejon jo vetëm të qëndrojë pezull me saktësi, por edhe të kryejë manovra të mprehta në ajër, njësoj si një insekt i vërtetë.

Pavarësisht madhësisë së tij infinitimale, mikro-droni është i pajisur me:

-Kamera miniaturë me definicion të lartë për transmetim të drejtpërdrejtë të imazhit.

-Sensorë navigimi për të shmangur pengesat brenda dhe jashtë.

-Sistem transmetimi të dhënash pa tel me rreze të gjatë veprimi.

Shfaqja e këtij droni nuk është vetëm një demonstrim i fuqisë teknologjike, por një mjet i fuqishëm për mbledhjen e inteligjencës.

Për shkak të madhësisë së tij, ai është praktikisht i padukshëm për radarët dhe sistemet tradicionale të zbulimit , ndërsa mund të kalojë lehtësisht pa u vënë re nga syri i njeriut.

Analistët ushtarakë theksojnë se teknologji të tilla janë të destinuara për operacione infiltrimi “të fshehta” në ndërtesat qeveritare, instalimet ushtarake, apo edhe për gjurmimin e objektivave në mjediset urbane, pa lënë asnjë gjurmë.

© Panorama.al

Te lidhura