Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.
Në listë kryeson Hysen Kadiu, me 913 vota, i dyti është ish-deputeti Klevis Balliu, me 737 vota, i ndekur më pas nga Grigels Muçollari me 666 vota, deputetja Jorida Tabaku me 651 vota, Ilir Alimehmeti me 603 vota.
Nga lista shihet se ata që kanë fituar sipas kuotës minimale të llogaritur sipas formatit Imperiali për qarkun Tiranë, e cila është 144 vota, janë:
Ilir Alimehmeti 603 vota
Klevis Balliu 737 vota
Dhurata Cupi 354 vota
Asllan Dogjani 179 vota
Mimoza Hajdarmataj 400 vota
Edit Harxhi 146 vota
Arjan Hoxha 521 vota
Loranca Hoxha 200 vota
Lisandër Hoxha 218 vota
Rudin Hylviu 146 vota
Salvador Kaçaj 256 vota
Hysen Kadiu 913 vota
Adriana Kalaja 153 vota
Arnold Kariqi 350 vota
Akil Kraja 282 vota
Besim Kuka 238 vota
Pranvera Kurpalaj 292 vota
Ervin Minarolli 508 vota
Grigels Muçollari 666 vota
Myslim Murrizi 403 vota
Andi Mustafaj 414 vota
Jonathan Pano 166 vota
Jorida Tabaku 651 vota
Arsen Valisi 439 vota
Redjon Zefi 260 vota
Ilda Zhulali 357 vota
Procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme.














