Mjeku Ermal Pashaj, duke komentuar protestat masive për largimin e Edi Ramës që vijojnë prej 17 ditësh, theksoi se historia ka treguar që kur ngrihet rinia në revoltë gjithmonë ka ndryshime.
Në intervistën për News24, mjeku se e ka tentuar që të ikë nga Shqipëria, por shtoi se nuk e ka gjetur veten në një vend tjetër. Ai u shpreh se duhet të ngrihet në protestë sot për të siguruar që të nesërmen t’i ketë fëmijët në Shqipëri, dhe për të shmangur atë plagë që prindërit shqiptarë po e vuajnë.
“E kam tentuar ikjen nga Shqipëria por më prish mentaliteti evropian. Nuk është mentaliteti që kemi ne. Kjo duhet bërë e qartë nuk mund të lë fëmijën tim të shkollohet dhe indoktrinohet nga një rrymë e caktuar e mendimit filozofik të një shteti që ka mënyrën e vet. Ne jemi ballkanas. Unë duhet të çohem sot, që fëmijët e mi t’i kem këtu nesër.”, u shpreh mjeku.
Mjeku theksoi se historia ka treguar se kur rinia revoltohet, gjithmonë ka ndryshime, duke shprehur bindjen se edhe në rastin në fjalë, nuk do të ketë kthim pas.
“Rinia e ka syrin pushkë dhe gjakun barut. Nuk ka vend që të ngrihet rinia dhe të mos ketë ndryshime. Historia ka treguar që të tillë lëvizje me po të njëjtën situatë është ndryshuar sistemi në ’90. Është ajo familje që po cenohet që ka dhënë këtë produkt. Ajo familje shqiptare që sado e ka vuajtur mbi kurriz dhunën, përdhosjen dhe mungesën e barazisë, i ka ruajtur fëmijët nga kjo gjë. Dhe ata fëmijë që kanë një mendim kritik. Ata të rinj atje, me këtë që po thonë, prandaj janë edhe aq të qytetëruar. Kjo qeveri erdhi me plot ekspertë të fushave dhe siç ndodh në Shqipëri, shkurtohen dhe dalin në autokraci.”, tha mjeku.
Më tej, mjeku deklaroi se për të hyrë në BE së pari duhet të kemi emancipimin.
“Kush na do në Evropë? Ne nuk duam veten. Në Evropë shkohet duke rritur empancipimin dhe shkollimin.”
© Panorama.al












