Fytyra të reja për “Sex and the City”?

Sep 4, 2011 | 13:24

Do munden dot ca vogëlushe t’i zëvendësojnë? Historitë e tyre kanë revolucionarizuar konceptin e femërores dhe sollën një mënyrë të re për të treguar mbi erosin dhe ndjenjat. “Të armatosura” me sandale, bizhu, çanta…

Elizabeth Olsen, në rolin e Kerit

katër mbretëreshat e New Yorkut kanë çmendur gjithë botën, duke përballuar probleme të zemrës e të shtratit me lehtësi dhe ironi, si të pinin një kosmopolitan, pa hequr dorë nga argëtimet që moda dhe jeta mondane mund të dhurojnë. Në çdo grua ka një “super trendy” të Keri (Carrie), Samantës seksi, ambiciozes Miranda apo të naives Sharlotë. Të gjitha ëndërrojnë të jetojnë si në serinë-kult “Seksi dhe qyteti” (“Sex and the city”). Por cilat ishin katër protagonistet, përpara se të rrëmbeheshin në rrjedhën e furishme të Manhatanit? Përpara se të bëheshin ato që janë, kur e kishin ende fytyrën me puçrra dhe u çahej zemra nga vështrimet e djalit që ulej në fund të klasës? Pas shndërrimit nga një serial televiziv, në një film për ekranin e madh (i pari në 2008-n dhe i dyti, jo aq i suksesshëm sa i pari, në 2010-n) në Hollywood bëhen gjithnjë e më të forta zërat për një vijim.

Emma Roberts, në rolin e Mirandës

Bazuar mbi dy tregime (“Summer and the city” dhe “Tha Carrie Diaries”), të sapopublikuara nga autorja e “Seksi dhe qyteti”, Candance Bushnell, filmi duhet të tregojë

Selena Gomez, në rolin e Sharlotës

si nisi gjithçka: mbërritja e Kerit në New York, aventurat e tyre të para sentimentale. Për arsye moshe, protagonistet në versionin adoleshentesk nuk mund të kenë fytyrat e interpretueseve historike të serisë televizive. Por, a do të jetë e mundur të ndryshosh në zemrat e fansave, Sara Jessica Parkerin me një aktore më të re dhe t’i japësh Keri Bredshout (Carrie Bradshaw) një fytyrë tjetër? Ky dyshim shqetëson miliona fansa fanatikë të serialit, të cilët nuk kanë paqe pa mësuar lajme të sakta. Thuhet se në vendin e Parker mund të jetë Elizabeth Olsen, motra më e vogël e binjakeve të famshme Olsen. 21-vjeçarja Elizabeth, që prej shfaqjes në 1993-shin ka interpretuar në dhjetëra filma. E gatshme për të zënë vendin e Kim Cattrall në rolin e pasionantes

Blake Lively, në rolin e Samantës

Samanta është Blake Lively. Aktorja dhe modelja amerikane është bërë e njohur falë një tjetër seriali fatlum “Gossip Girl”, ku interpreton rolin e Serenës. Biondina Blake është në qendër të kronikave rozë falë edhe historisë së saj të dashurisë me Leonardo Di Caprio. Makina e luftës, Miranda, avokatja ambicioze mund të ketë fytyrën e një “mbese arti”. Flitet për Emma Roberts, të bijën e Eric, vëllai i Julia Roberts. Duket se ajo është kandidatja më e mundshme për të zënë vendin e Cynthia Nixon. Ndërsa Sharlotën mendohet ta luajë Selena Gomez, e cila ka fituar një “Emmy Award” për interpretimin në serialin e Disney Channel, “Wizards of Waverly Place”. Janë ende zëra. Pritet të mësohet më shumë…

© Panorama.al

Te lidhura