Fyen tifozët e Çelsit, Runi rrezikon dënimin

May 10, 2011 | 11:15

Uejn Runi është sërish në qendër të polemikave në Angli, pas një incidenti që pati në fushën e lojës me tifozët e Çelsit. Sulmuesi 25-vjeçar ishte duke dalë nga fusha e lojës për të marrë shërbimin e mjekëve, pas një ndërhyrjeje në dëm të tij, ndërkohë që është përballur me fyerjet dhe fishkëllimat e tifozëve të Çelsit. Uejn nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe ka ngritur gishtin tregues dhe të mesit në shenjë ironie. Pamjet që janë transmetuar live nga “Sky” dhe të postuara më pas në “Youtube” po bëjnë xhiron e botës. Një gjest rrezikon ta vendosë Runin nën akuzë.

© Panorama.al

Te lidhura