Futbollisti Xherdan Shaqiri bëhet imazh i NIKE-s

Sep 10, 2011 | 13:47

Djaloshi 19-vjecar nga Kosova, që po pushton zemrat e mbarë tifozëve në Europë, po bëhet imazh i NIKE-s. I lindur në Gjilan të Kosovës, ai së bashku me familjen e tij është trasnferuar për në Basel të Zvicrës për një jetë më të mirë. Xherdan Shaqiri për momentin është bërë shumë i njohur dhe i kërkuar nga të gjitha klubet e futbollit në Europë, pasi trajnerët kanë parë talentin e tij për këtë sport. Pas Canës, Tares, Berhamit dhe disa futbollistëve të tjerë shqiptarë, të cilët mbrojnë ngjyrat e disa klubeve nëpër Europë, Xherdani po i bashkohet kësaj liste të gjatë si një tjetër talent shqiptar. Përveç aktiviteteve në futboll, ai vazhdon të mbijetojë suksesshëm edhe në sferën e marketingut, pasi fama ia ka hapur dyert gjithkund.
Tashmë të gjithë ata të cilët do të kenë mundësinë të blejnë atlete NIKE, do të mund të shohin emrin e Xherdan Shaqirit në to, pasi ai është bërë imazh mbrojtës i kësaj kompanie të njohur.

© Panorama.al

Te lidhura