Futbollisti i Kombëtares e përsërit: Do më pëlqente shumë të punoja me Gasperinin

Jun 30, 2026 | 21:02

Marash Kumbulla nuk di se si do të jetë vazhdimi i rrugëtimit të tij në sezonin e ardhshëm. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, është kthyer nga huazimi te Majorka në radhët e Romës, por nuk dihet ende nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi apo jo.

broja mitaj kumbulla

Duke folur për “Sportitalia”, futbollisti ka pranuar hapur se do të dëshironte që të punonte me Xhampiero Gasperinin, edhe pse ky i fundit në sezonin e kaluar nuk e përfshiu në preferencat e tij duke e dërguar huazim në Spanjë.

“Do të më pëlqente shumë që të punoja me Gasperinin. E kam thënë edhe herë të tjera, por janë gjëra që do të shihen në javët e ardhshme. Nuk varet vetëm nga unë dhe ai, do të mundohem që të paraqitem në grumbullim i gatshëm për të luajtur kartat e mia, pastaj do të vendosim të gjithë bashkë atë që është më e mira për të tërë. Unë kam vetëm fjalë pozitive për trajnerin, e njihja që më parë dhe mendoj se karriera flet vetë për të”, tha Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura