Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Rama ka hyrë në muajin e dytë. Protestuesit u mblodhën si çdo ditë në ora 19:00 te sheshi Skënderbej për të nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Organizatorët theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e 31-të, e cila përkon edhe me një muaj nga nisja e këtij mobilizimi.
© Panorama.al











