Shkëlzen Bushi, një nga protestuesit që u shoqërua nga policia pas incidenteve të ndodhura para Kuvendit, ka folur gjatë protestës së 31-të qytetare, duke akuzuar qeverinë se nuk dëshiron zhvillimin e protestave paqësore.
Në fjalën e tij, aktori dhe aktivisti tha se protestuesit janë përpjekur të shmangin çdo përshkallëzim të situatës, madje sipas tij, kanë ndërhyrë edhe për të mbrojtur efektivët e policisë nga tensionet.
“Mos të kujtojnë se shqiptari trembet. Ne që ishim aty, policinë e mbrojtëm me krahët tona, i dolëm përballë popullit që t’i mbronim dhe ta ruajmë paqësore protestën. Këta nuk duan, nuk duan paqe. Ndoshta ky i gjati i përulet Melonit, shqiptari i përulet vetëm Zotit të madh, nënës që i ka bërë kokën dhe flamurit. Askujt tjetër”, tha Bushi.
Bushi ishte mes personave të shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së sotme përpara Kuvendit.
© Panorama.al











