Gjatë protestës së 31-të para kryeministrisë, pati dhe momente tensioni brenda turmës.
Siç duket edhe nga pamjet e kamerave televizive, një grua u fut mes turmës dhe filloi të debatonte me protestuesit. Nuk dihet me siguri cila ka qenë debati konkret, por ajo ka irrituar shumë protestuesit.
Sakaq, aktivisti Edison Lika mori mikrofonin dhe bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen.











