Furnizonte burgun e Elbasanit me drogë, ekzekutohen masat e sigurisë për efektivin dhe dy persona të tjerë

Jan 27, 2026 | 11:22

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për tre shtetas në Elbasan, me tyre edhe polici i burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroj, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut.

ndricim kroi

U ekzekutuan masat për:

Ndriçim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;

Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;

Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive.

LEXO EDHE:  “Çim a do vish te burgu të takohemi?”- Zbardhen bisedat mes efektivit dhe familjares së një të burgosuri! Polici kishte përfshirë edhe gruan për të futur drogë në qeli: Atë porosinë që kam të çanta ta mbaj unë…

DOSJA 

Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, por edhe personave të tjerë.

Në bisedat me gruan e tij, efektivi Ndriçim Kroj flet për një porosi, çantë të cilën e dispononte bashkëshortja e tij.

“Po atë porosinë që kam unë te çanta, unë do ti mbaj tani?”- I thotë bashkëshortja efekitivit të policisë.

Në biseda është e përfshirë edhe një grua tjetër, me emrin Esmeralda Komici, që rezulton të jetë familjare e një prej të paraburgosurve.

Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.

LEXO EDHE:  “Mbreti, sa del te dera më sheh direkt!” – Bisedat e policit të burgjeve me persona të tjerë për futjen e drogës në qeli: Do t’jap porosinë për Bol Tironsin! Ore ke cigare për t’më dhënë apo…

Në një bisedë që zhvillon me një numër të paidentifikuar, efektivi e pyet personin në fjalë se ku ndodhet, ndërsa ai i thotë se “Mbreti këtu jam unë, me një seria 7, sa del te dera më shef direkt”.

LEXO EDHE: “Sa k*** jam…”- Bisedat për futjen e drogës në qeli! Esmeralda Komici: O Zeni, hajde te shtëpia zëmra ime! E kam belanë mbi kokë se i thonë 550 mijë lekë që u kam marrë atyre!

 

© Panorama.al

Te lidhura