Në dosjen që ka siguruar Panorama Online, zbardhen bisedat e policit të burgjeve tashmë të arrestuar Ndriçim Kroj teksa komunikon me persona të tjerë, të paidentifikuar, për të mundësuar futjen e lëndëve narkotike në burgun e Elbasanit.
Në një bisedë që zhvillon me një numër të paidentifikuar, efektivi e pyet personin në fjalë se ku ndodhet, ndërsa ai i thotë se “Mbreti këtu jam unë, me një seria 7, sa del te dera më shef direkt”.
“Në datë 17.07.2025 ora 08:25 PM Ndriçimi e telefonon Personi me numër kontakt.
Ndriçimi: Hë vëlla ku je ti ?
Personi: Mbreti këtu jam unë, me një seria 7, sa del te dera më shef direkt, ja ja këtu mbrapa mbrapa.”, thuhet në dosje.
Në një tjetër komunikim, efektivi komunikon me një tjetër person që i kërkon të fusë brenda burgut një porosi në emër të një personi me nofkën “Boli”. Për kë, shkruan efektivi, për “Bol Tironsin”, duke i kërkuar që të flasë lirshëm personit me të cilin komunikon. Më pas e pyet nëse ka për të “cigare” apo lekë.
Pjesë nga biseda:
“Datë 22.07.2025 ora 7:23 PM shtetasi me numër kontakti *** i dërgon sms Ndricimi me numr kontakti.
Numri: Çkemi si kalove mir tak dot sot qe te jap dhe ate porosin e bolit.
Në datë 22.07.2025 ora 7:58 PM Ndriçimi telefonon numrin e telefoni 067**** dhe zhvillojnë bisedën ku fillim përshëndeten.
Ndriçimi: Për çin e keni për Tiransin boli, ore ke cigare për tmë dhënë apo lekë?
067***: Lek, lek.
Ndriçimi: Fol lirshëm, se un dua ta dij se mtha ai sot mua, sa lek tka dhënë ai ty?
067***:: 70-80 ku di gjë un.
Ndriçimi: Ça ban ai kshu e bab, janë 150 mij mo burr edhe 120 e para edhe 150 për këtë të dytën, nejse nejse unë do t’marr ntelefon.
067***: Merr në çdo lloj orari.
Ndriçimi: Edhe në orën 12-1-2
067***: Po mo.
Ndriçimi: Ok, hajt.
© Panorama.al












