TIRANË- Atmosferë festive në qendër të Tiranës. Nën entuziazmin e fëmijëve, mes dritash, lodrash, borës së improvizuar, ngjyrash dhe muzikës së Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës ka mbledhur bashkë më të vegjlit për t’iu gëzuar prag festave.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar për ndezjen e dritave të pemës së madhe në qendër të Tiranës.
“Do kemi koncerte të vogla dhe të mëdha, do kemi shumë babagjyshër të Vitit të Ri që do të shpërndajnë dhurata anembanë kopshteve e çerdheve për të gjithë fëmijët dhe për të rriturit kemi organizuar aktivitete të tjera që fryma e festave të ndihet në Tiranë”- tha Basha.
Ai ka bërë me dije se kjo atmosferë nis sot dhe do të vazhdojë gjatë gjithë muajit, si një urim i përzemërt nga bashkia kryeqytetase për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
© Panorama.al











