Fundjavë e zymtë për republikanët në SHBA për shkak të rezultateve në zgjedhjet e fundit

Nov 14, 2022 | 8:42

Fundjava që lamë pas ishte zhgënjyese për republikanët dhe ish-presidentin Donald Trump pasi demokratët mbajtën senatin edhe për dy vite të tjera.

221114002847-02-arizona-ballot-count-111322 (1)

Partia e Joe Biden sfidoi historinë duke shmangur një humbje të zgjedhjeve afatmesme. Humbja për Donald Trump ka vënë në pikëpyetje shanset e tij për të rifituar Shtëpinë e Bardhë.

Demokratët qëndrojnë në senat

Demokratët po festojnë fitoren e Catherine Cortez Masto në Nevada që u dha atyre vendin e 50-të si dhe kontrollin e senatit. Ata nuk do të kishin shkuar në këtë pikë pa fitoren e John Fetterman javën e kaluar në Pensivalnia ku demokratët morën një vend të vështirë.

Nëse republikanët do ta kishin mbajtur atë, kontrolli i senatit do të varej nga balotazhi në muajin Dhjetor.

© Panorama.al

Te lidhura