“Fundi i Ballukut është shkruar”- Bledian Koka: Situatë surreale! Duhej të jepte dorëheqjen që kur u mor e pandehur

Nov 20, 2025 | 17:36

Gazetari Bledian Koka komentoi në News24 pezullimi nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, me urdhër të GJKKO. Koka thekson se ajo është “kurbani” i radhës i kryeministrit Edi Rama.

bledian koka

“Mu duk si fillimi i një fjalimi të një dorëheqje. Pastaj komunikimi mafioz, se e ka bërë Edi Rama por ka problemet e veta. Disa terma që për mua nuk ishin normale. SPAK nuk do ishte i Ramës nëse do ishte bashkë me Belinda Ballukun edhe Edi Rama. Kështu thamë dhe për Ahmetaj atëherë apo Saimir Tahirin. Faji i Tahiirt ishte kanabizimi i vendit, që skishte lidhje fare me Tahiirn. Janë shërbëtorë të regjimit, që kanë vendosur të bëhe kurban. Tahiri kurbani i parë, pastaj Alqi Bllako, Lefter Koka. E nisi të tretin duke bërë kurban Ahmetaj, pastaj e mbylli duke bërë kurban Erion Veliajn. Tani e nisi të katërtin duke bërë kurban Belinda Balluku.”

Koka më tej foli edhe për sherrin në parlament së fundmi mes deputeti Agron Shehaj dhe Belinda Balluku. Por Koka thotë se ajo iu duk më shumësi shtirje se sa si një grindje reale.

“Në pamje dukej si një sherr serioz. Më duket se nga ajo përplasje Balluku gjeti një rrigëdalje për të mos mbajtur fjalën. Nuk mendoj se zoti Shehaj nuk ka fuqi zhurmëbërëse më shumë se PD. Mu duk si mënyrë shpëtimi ajo që bëri zoti Shehaj. Pas atij konflikti u përjashtua zoti Shehaj dhe zonja Balluku nuk foli më. Edhe protesta e sotme e menjëhershme, pyetja është për çfarë duhet?”

Së fundmi, gazetari thotë se Belinda Balluku ka marrë fund politikisht dhe se ajo duhej të kishte dhënë dorëheqjen dy javë më parë kur dolën akuzat e SPAK.

“Takimi, nuk është moment normal për një qeveri autokratike. Pyetja është ky vendimi i GJKKO çfarë vlere? Është përcaktues. Pritet një firmë e kryeministrit osezv. Ajo që është më logjikshmja dorëheqja, dhe shkarkimi nga ana e kryeministrit. Po negociohen kushtet e dorëzimit nga ana e zonjës Balluku. Edhe pasardhësi. Edhe qasja e saj. Moment delikat. E ka në dorë vetëm regjimi. Situata që po ndodh, situatë surreale, kur zullumi trashet do këputet. Logjikisht duhej që kur u njoh me vendimin në hetim, duhej të jepte dorëheqje, meqë ka besim te drejtësia.

Janë dy javë pas akuzës, dy javë që Rama dhe Balluku lëshojnë paralajmërime. Ka patur seri mesazh. Mendoj se Balluku ndryshe nga Veliaj ka gjetur mekanizma për të bërë rezistencë. E di që fati politik dhe fundi i saj është i shkruar tashmë. Për mua Belinda Balluku nuk ka qenë kurrë faktor poliitk në PS. Nëse ka patur njeri që ka prodhuar politikë edhe skenar, për marrjen e pushtetit ka qenë Veliaj.”

© Panorama.al

Te lidhura