TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke njoftuar se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar, bëri një analizë të treguesve të ekonomisë, që sipas tij shenon rritje pozitive, por mbetet nën potencial.
Keshtu, guvernatori Ardian Fullani deklaroi se norma do te mbetet 4.75%, ne perputhje me përmbushjen e objektivit per inflacionin duke mundësuar kushte monetare te pershtatshme per zhvillimet e aktivitetit ekonomik ne vend.
“Analiza e treguesve mbështet vlerësimin për rritje pozitive, por nën potencial. Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të kenë ecuri të ngadaltë, rritja e prodhimit është nxitur nga industria dhe shërbimet, ndërsa ndërtimi vuan kërkesën e ulët”- tha Fullani gjatë një konference për shtyp.
Sipas tij, inflacioni u formua nga rritja e cmimeve të ushqimeve dhe mallrave të konsumit jo ushqimor, kurse artikujt e tjerë të shportës kanë pasur norma të ulëta inflacioni. Në total sipas tij, është shënuar reduktim progresiv i presionit inflacionit.
Fullani ka theksuar se ecuria e ngadaltë e konsumit ka ndikuar tendencën për rritjen e kursimit në familjet shqiptare. ,bankat, sipas tij raportojnë kërkesë të zbehtë për kredi konsumatore, ndërkohë që konsumatorët kanë hezituar në blerje të mëdha gjatë vitit.
© Panorama.al











