Freedom House: Shqipëria, media pjesërisht e lirë

May 2, 2011 | 14:14

Freedom House ne raportin e saj vjetor e vlereson Shqiperine si vend me media pjeserisht te lire dhe e pozicionon ne vendin e 102-te.

Raporti konstaton nje renie te lirise se medias ne pergjithesi dhe nenvizon se ne nje sere vendesh jane shenuar renie e ndjeshme e lirise se medias.

Vendet që vlerësohen nga 0 – 30 shihen si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.

“Vendet që kanë pësuar rënie thelbësore në lirinë e shtypit, e ato janë Egjipti, Hondurasi, Hungaria, Meksika, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Ukraina”-thuhet ne raport.

Sipas tij,  Shqipëria ka marrë notën 50, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina notën 48, Mali i Zi 37 dhe Serbia 33.

Rapori ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, me notën 51, nga 53 sa ishte vitin e kaluar, duke theksuar se situata në Kosovë është më e rëndë se ajo në vendet e rajonit.

Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia hyn në vendin e 72-të, Mali i Zi në vendin e 80-të, Kroacia 85, Bosnjë e Hercegovina 96, Maqedonia 96, Shqipëria 102, kurse Kosova vendin 104 e ndan së bashku me Argjentinën.

Në botë, popullata që ka qasje të lirë në media ka rënë në nivelin më të ulët në dhjetëvjetëshin e fundit, ndërkohë që qeveritë represive kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të kontrolluar mediat tradicionale dhe kanë zhvilluar teknika të reja për të kufizuar pavarësinë e mediave në internet.

Në raportin e Freedom House, vendet skandinave janë radhitur të parat, kurse dhjetë vendet e fundit janë Bjellorusia, Burma, Kuba, Guinea, Eritrea, Irani, Libia, Koreja veriore, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

© Panorama.al

Te lidhura