Lidhja e dashurisë mes këngëtarit të njohur shkodran Frederik Ndoci dhe Alisa Barakut duket se është bërë më e fortë. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë të çiftit dhe vajzës së tretë të këngëtarit, vjen lajmi se ata presin të sjellin në jetë një tjetër fëmijë. Alisa është në muajin e dytë të shtatzënisë dhe duket se po e presin me shumë gëzim fëmijën e tyre të dytë, që kësaj herë të jetë djalë. Më 14 shtator 2010 erdhi në jetë vajza e tyre Marilu, ndërkohë që vetë këngëtari ishte pranë të dashurës së tij në sallën e operacionit, momente që u transmetuan direkt në programin e mëngjesit të Aldon Lipes në “Tv Klan”. Ata sollën në jetë vajzën e tyre, pas pak kohësh lidhje dashurie, që si fillim e mbajtën të fshehtë dhe shumë shpejt e bënë publike dhe për mediat. Frederiku dhe Alisa u lidhën bashkë pas një njohjeje shumëvjeçare në Akademinë e Arteve të Bukura, ku Alisa jep leksione kantoje.











