Francë, Senati miraton ligjin e gjenocidit armen

Jan 25, 2012 | 12:19

Turqia ka reaguar mjaft ashpër, pasi edhe Senati francez ka miratuar projektligjin e debatueshëm të gjenocidit armen. Presidenti francez, Sarkozi, partia e të cilit e mbështet këtë ligj, pritet ta nënshkruajë atë rreth shkurtit duke e futur kështu në fuqi. Faqet e para të gazetave turke e cilësuan Sarkozinë si “Satana”. Senati francez e miratoi projektligjin që e konsideron të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit armen, të kryer nga turqit në vitin 1915. Franca e njohu zyrtarisht vrasjen e armenëve si gjenocid në vitin 2001, por ligji i ri kërkon që mohuesit e gjenocidit (turqit) të përballen me një vit burg dhe një gjobë prej 45 mijë eurosh. Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi për mediat franceze se Ankaraja do të vendoste sanksione të përhershme ndaj Francës.

© Panorama.al

Te lidhura