Në rrethinat e impiantit nuklear francez “Fessenheim” u ndez alarmi i radioaktivitetit. Raportimet e para flisnin për shpërthimin e një zjarri të papritur, i cili kishte shkaktuar dëme që mundësuan rrjedhje të lehta të lëndës radioaktive. Zjarri ka shkaktuar plagosjen e disa personave, por deri tani nuk janë raportuar të vdekur. Sipas zëdhënësit të grupit energjetik, bëhet fjalë për një defekt gjatë manipulimit të një produkti kimik, peroksid hidrogjeni, i njohur si ujë i oksigjenuar. Impianti ndodhet në Alsazia, vetëm një kilometër larg kufirit me Gjermaninë. Centrali nuklear është infrastruktura më e vjetër e vendit dhe Presidenti Fransua Holande kishte paralajmëruar mbylljen e tij brenda vitit 2017. Zyrtarët lokalë kanë mohuar të ketë pasur flakë, ata thanë se kishte vetëm dalje avujsh të ujit të oksigjenuar, pasi peroksidi ka ndërvepruar me ujin në një prej reaktorëve.











