FOTOT/ Plaçkitnin në seri bizneset, kamerat tradhtojnë hajdutët! Dy të arrestuar, njëri prej tyre në masë arresti shtëpiak, mbante në shtëpi…

Dec 14, 2025 | 11:31

Kryenin bastisje në seri të bizneseve, arrestohen dy hajdutët e dyshuar.

hajduti korce

Policia e Korçës arriti të identifikonte dhe ndalonte fal pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë të dyshuarit, njëri prej të cilëve ishte edhe me masë sigurie arrest shtëpiak nga Gjykata.

Bëhet me dije se 28-vjeçari i arrestuar si autori kryesor ishte në kërkim për këto ngjarje dhe i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

hajduti2

Kurse shoku i tij mbante në banesën ku ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi”, sende të vjedhura nga 28-vjeçari.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. I., 28 vjeç, është autor i vjedhjes së 3 televizorëve në lokalin e një shtetasi dhe i një shume parash në një furrë buke, në lagjen nr. 7, Korçë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z. (i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”), iu gjet njëri prej televizorëve të vjedhur nga shtetasi V. I., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar mes të tjerash.

Si provë u sekuestrua një televizor i vjedhur, ndërsa mallrat e vjedhura dyshohet se shiteshin në tregun e zi.

hajduti4

Njoftimi i Policisë së Korçës:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  1. I., 28 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. Z., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. I., 28 vjeç, është autor i vjedhjes së 3 televizorëve në lokalin e një shtetasi dhe i një shume parash në një furrë buke, në lagjen nr. 7, Korçë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z. (i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”), iu gjet njëri prej televizorëve të vjedhur nga shtetasi V. I., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

korce vjedhje hajduti

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, ngjarje në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura