Fotot nga paparazzi/ Arbi Agalliu “kapet mat” përdore me partneren e tij, çifti tregon dëshirën për markat! Si deputeti mbajti të fshehtë lidhjen disavjeçare

Apr 13, 2025 | 22:06

Në politikë pak e kemi dëgjuar të flasë, por për jetën private edhe më pak. E kemi fjalën për Arbi Agalliu, që hyri në Parlament si deputet i Partisë Demokratike, dhe tashmë po e mbyll si deputet i “Djathtas 1912”.

arbi agalliu

Në ato pak raste që e kemi parë, Arbi ka preferuar që të flasë vetëm për politikën, duke zgjedhur që ta mbajë jetën private sa më larg publikut. Të paktën kjo deri ditën e sotme, ku paparaci ynë ka mundur ta fotografojë për herë të parë në shoqërinë e partneres së tij.

Ashtu si mund të dallohet edhe në foto, çifti shfaqen të kapur përdore në rrugët e Bllokut. Brunia në krah të deputetin është edhe partnerja prej disa vitesh e tij, ndonëse në media ka preferuar që të mbajë një profil të ulët.

arbi agalliu 1

Çifti shihet i kombinuar mes tyre, ku të dy kanë zgjedhur që të veshin xhinse. E teksa Arbi preferon ngjyrat e mbyllura, duket se partnerja e tij ka zgjedhur të kuqen. Megjithatë, duke i hedhur një sy fotos, ajo që vëmë re është edhe fakti se çifti ka një preferencë për markat.

arbi agalliu 2

Të dy, në veshjet në këtë ditë të zakonshme, kanë zgjedhur diçka firmato. Ne mezi po presim që deputeti të flasë më shumë për këtë histori dashurie, apo të na zbulojë edhe identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën.

arbi agalliu 3

© Panorama.al

Te lidhura