FOTOT/ “Le gjurmë të përjetshme!”- Sot dita e lindjes dhe nesër data e vdekjes së Pablo Escobar, e motra vendos kurora me dedikim dhe lule në varrin e tij

Dec 1, 2025 | 20:00

Ashtu sikurse familja e tij, shumë njerëz nuk e kanë harruar Pablo Escobar, bosin famëkeq të drogës në Kolumbi.

pablo escobar

Sot ai kishte ditën e lindjes, 1 dhjetor 1949, kurse nesër ka ditën e vdekjes (vrasjes në aksionin ushtarak) 2 dhjetor 1993.

Me rastin e 76 vjetorit të lindjes dhe 32 vjetorit të vdekjes, motra e tij është parë teksa blinte dhe vendoste kurora dhe buqeta me lule, me një dedikim të veçantë.

Sot (e hënë), motra e tij vizitoi varrin e Escobarit në Medellin, ku ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe ushtrinë gjatë ndjekjes, më 2 dhjetor 1993.

eskobar motra

Escobar akuzohet për trafikimin e mijëra tonë drogë nga toka dhe ajri me destinacion SHBA-të, teksa amerikanët e shpallën në kërkim ndërkombëtar, kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij, deri në fundin fatal.

Ai u akuzua si përgjegjës për mijëra vrasje, atentate, sulme, ku një pjeë e mirë e të vrarëve ishin jo vetëm rivalë apo armiq të biznesit të tij, por edhe politikanë, shtetarë, gjyqtarë, prokurorë, policë dhe ushtarakë të lartë që i cilësonte si armiq.

eskobari vdekja varri

Pablo Escobar Gaviria cilësohet edhe si një nga “Narcos” më të mëdhenj të historisë në botën e krimit dhe trafiqeve në botë. Me një pasuri prej miliarda dollarësh në vitet 90-të, pjesa më e madhe e të cilës u gropos prej tij në mënyrë shumë sekrete, të organizuar dhe me eliminim të personave që i groposën ato, me qëllim që askush të mos e dinte vendndodhjen.

Sipas legjendave dhe disa zbulimeve, paratë u groposën nëpër shpella, toka bujqësore, pyje dhe vende që ai i njihtë mirë dhe me një hartë të koduar në mendjen e tij.

pablo escobar varri

Po sipas rrëfimeve, Escobar nuk nguronte që këto para gjaku e droge t’i përdorte edhe për zjarr gjatë arratisjeve netëve të ftohta të dimrit me familjen, me qëllim që të ngrohej.

© Panorama.al

Te lidhura