FOTOT/ Kthyen apartamentin në “shtëpi bari”, arrestohet administratori organizator, 4 të tjerë në kërkim! Kultivim me pajisje moderne, kapen 157 bimë narkotike dhe…

Jan 20, 2026 | 16:22

Kthyen apartamentin në pallatin 9-katësh në një shtëpi bari, duke kultivuar sasi të mëdha narkotiku, çmontohet grupi i drejtuar nga administratori i godinës, që u arrestua, kurse 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

shtepi bari

Operacioni nisi që ditën e djeshme në Sarandë dhe u kodua “Administratori”, kurse sot u publikuan edhe rezultatet e kontrollit në ambientet e mbyllura.

Nën procedim penal është marrë edhe një grua, që rezulton bashkëshortja e administratorit.

shterpia e barit sarande

Sekuestrohen 157 bimë narkotike, 18 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Vihet në pranga administratori i pallatit ku ishte përshtatur ambienti për këtë veprimtari kriminale dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

sarande shtepi bari

“Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po në vijim të veprimeve për këtë rast, u procedua penalisht dhe shtetasja M. B., 45 vjeçe, (bashkëshortja e shtetasit E. B., të arrestuar)”, tha policia vendore.

Grupi akuzohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike. U sekuestruan pajisje moderne të sofistikuara për kultivim, si; 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

saramnde kanabis

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative dhe verifikime në terren, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Administratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, në katin e nëntë të një pallati 9-katësh, në lagjen nr. 2, Sarandë, në dy apartamente, u konstatuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

sarande2 kanabis

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po në vijim të veprimeve për këtë rast, u procedua penalisht dhe shtetasja M. B., 45 vjeçe, (bashkëshortja e shtetasit E. B., të arrestuar).

sarande kanabis3

Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në vazo, 18 kg lëndë narkotike kanabis, në gjendje të thatë, 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

sarande policia

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

sarande3

© Panorama.al

Te lidhura