FOTOT/ Kjo është nusja 46-vjeçare që i mori jetën vjehrrës së saj në Greqi! E grabiti për të shlyer borxhet e bixhozit, i shoqi e cilësonte ‘heroinën e tij’

Nov 25, 2025 | 18:40

Greqia është tronditur nga një vrasje makabre, ku nusja u zbulua pas gjurmëve se kishte marrë jetën e vjehrrës së saj në grabitje, për të shlyer borxhet e kumarit që kishte.

nusja greqi salamina

E dyshuara pranoi pas arrestimit krimin e rëndë të ndodhur ditë më parë. Fillimisht për mungesë të provave u dyshua për një grabitje të rëndomtë, por regjistrimi i zbuluar i viktimës, që kishte incizuar momentet e fundit dhe lutjen e saj “Ati i shenjtë”, si dhe gjurmët e gjakut në makinën e autores, zbardhën dinamikën dhe shkaqet.

Mes një vorbulle zbulesash dhe dhimbjesh të papërshkrueshme, djali i gruas 75-vjeçare nga Salamina po përballet me të vërtetën më të ashpër të jetës së tij.

nusja1

Vetëm pak ditë më parë, në një postim prekës në rrjetet sociale, ai u zotua të gjente ata që ishin përgjegjës për martirizimin e nënës së tij.

Por ai nuk mund ta imagjinonte se pas fasadës së mbështetjes dhe “forcës” – siç e quante publikisht gruan e tij – fshihej gruaja e tij e cila rrëfeu këtë mëngjes para autoriteteve se ajo kreu krimin dhe vrau vjehrrën e saj (në foto).

Sipas të afërmve të familjes, ai nuk është në gjendje ta përballojë situatën dhe të pranojë se personi të cilit i besonte verbërisht ka vepruar keq gjatë gjithë kësaj kohe, informon “Protothema”.

“Kur ke atë grua të vetme në krah që të mbështet në të gjitha momentet e vështira, as nuk mendon të tërhiqesh, nuk mund të kesh frikë nga asgjë dhe nga kushdo që të pengon. Kur ndan të njëjtat ide, ëndrra dhe ideale, nuk mund të mos ndihesh e bekuar. Për sa kohë të të kem ty, nuk kam frikë nga askush. Ti ke qenë gjithmonë në jetën time. Ti je forca ime! Ti je ai që më ndihmon të nxjerr në pah veten time më të mirë… Kush më do, më admiron dhe më pranon, jo vetëm për atë që jam, por edhe për atë që bëhem çdo ditë. Sepse gjithmonë me personin tënd duhet të evoluosh, të eksplorosh, të jetosh dhe të shijosh çdo moment të jetës kundër botës së tyre moderne”, ishin disa nga postimet e tij për gruan e tij, para se të mësonte të vërtetën.

nusja greqi

Autorja 46-vjeçare ka pranuar ngjarjen, duke thënë se nuk kishte qëllim vrasjen, por vendosjen e parave të grabitura më herët për të shlyer borxhet e kumarit (1100 euro), në vendin e caktuar, por mendoi se vjehrra e zbuloi identitetin e saj edhe pse me maskë, duke shkuar në ekstrem.

Edyshuara kishte varësi nga bixhozi dhe lojërat e fatit duke akumuluar borxhe që e shtynë në fatalitet dhe krim.

© Panorama.al

Te lidhura