Fotot e Priftit, ironia e Dylgjerit: Më shumë kuadro na hëngri gopi se topi!

Oct 1, 2015 | 11:33

Kush është gopi e kush është topi?

Gop-i nuk është ndonjë organizatë ekonomike, apo OJQ. Nuk është parti politike, nuk është as akronim fjalësh. Eshte emërtimi i organit seksual femërore, ne gojën e një udhëheqësi te lartë të PPSH-së, ish Kryetar i Komiteti të Veteranëve të LANÇ -it, dhe ish/komandan i brigatës 5-të. Figure e nderuar për kohën. E bëri këtë emërtesen gop, në fjalën që mbajti në organizatën bazë të partisë me rastin e dënimit dhe largimit të Zv të Tij veteran, pasi dhe ky u kap me një “video” (koha nuk kishte) me pastruesen e zyrave ku militonte. Zv u lançua…

Ylli Dylgjeri
Ylli Dylgjeri

Me tej, ç’farë është topi?

Nuk eshte Top Chaneel, megjithëse dhe ky herë pas herë është viktime vidio-sh. Nuk eshte Topi, ish presidenti i vendit, nuk eshte as topi i futbollit por eshte vetem topi luftarak që luftonin partizanët gjatë luftës…

Do kalonin vite dhe kjo shprehje qesharake do më përsëritej rëndom në administratën shqiptare, sa here çarku i kapte qeflinjtë… Se godoshë-thonë ka shumë, por godosh i mbetet atij që kapet!

prifti 1
Mu kujtua kjo histori, pasi shtypi sot, apo hackeri, hodhi sërisht në publik foto nga vidio e dy nëpunësve të lartë re Ministrise se Energjitikes, (viktima të energjisë së vet) njeri Minister, e tjetra Drejtoreshë e Përgjithshme e Bashkëpunimi Ekonomik. Me të dy kam punuar në atë kohë, e te dy i njoh ne punë të përbashke. Por ndryshe nga topat e viteve që qëllonin e që vrisnin një herë, topi i vidos Prifti s’po pushon së qëlluari edhe sot pas 5-së viteve nga kjo ngjarje e shëmtuar.

Me sa duket ky vend ende nuk është çarmatosur. Ky vend ende nuk i ka dërguar të gjitha armët e vjetra për skrap!

Ky vend është ende i paçliruar…

© Panorama.al

Te lidhura