Erion Veliaj pas 8 muajsh në paraburgim është shfaqur sot në publik për të marrë pjesë në një seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra.
Me pranga në duar, i qeshur dhe duke përshëndetur gazetarët ai është futur brenda ambienteve të Kushtetuese.
“Mbante pranga në duar! Pyetjes nëse Rama ka shkelur Kushtetutën nuk pati mundësi ti përgjigjej përshëndeti me dorë gazetarët dhe operatorët përpara se të futej në Kushtetuese”, tha Klodiana Lala.
Veliaj u nis nga burgu i Durresit, rreth ores 09:00 i shoqëruar nga forca policie dhe mbërriti në ambientet e gjykates në oren 09:30.
© Panorama.al














