Thashethemet se Rihanna dhe ASAP Rocky janë martuar janë intensifikuar ditët e fundit, kur këngëtarja u pa duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e unazës, në dorën e majtë.
Rihanna dhe reperi A$AP Rocky janë bashkë që nga viti 2021, ndërsa diskutimet për martesë kishin nisur që vitin e kaluar. Këngëtarja u fotografua gjatë blerjeve në një supermarket në Los Anxhelos, ku në dorën e saj binte në sy një unazë mbresëlënëse.
Në një paraqitje tjetër publike me partnerin e saj, çifti u pa duke ecur dorë për dore, me Rihannën të veshur me një fund të gjerë gri dhe një bluzë sportive në të njëjtën ngjyrë.
Në dorën e saj nuk kishte bizhuteri të tjera, përveç unazës së madhe në gishtin e unazës, gjë që rindezi spekulimet për një martesë të mundshme.
Rihanna dhe Rocky kanë tre fëmijë së bashku. Kohët e fundit janë shtuar zërat nëse ata janë martuar fshehurazi.
Konkretisht, në vitin 2025, një gazetar e pyeti A$AP Rocky nëse mezi priste të vishej si dhëndër, ndërsa ai u përgjigj: “Si e di që nuk ka ndodhur tashmë?”. Më pas, ai sqaroi se nuk do ta konfirmojë nëse janë martuar apo jo.
© Panorama.al





















