FOTOLAJM/ Mbahet në Presidencë mbrëmja tradicionale për Ditën e Pavarësisë! Nga Edi Rama te presidentja e Kosovës, kush ishin të pranishmit

Nov 28, 2025 | 22:09

Në ambientet e Presidencës u zhvillua sot mbrëmja tradicionale kushtuar Ditës së Pavarësisë, një aktivitet që mblodhi së bashku personalitete të larta të politikës dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

dita e pavaresise presidenca rama (1)

E pranishme në këtë ceremoni ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në festimet zyrtare së bashku me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i pranishëm bashkë me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Në aktivitet mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

dita e pavaresise presidenca rama (15)

Mes të ftuarve u panë gjithashtu ministrja, deputetë dhe ish-deputetë të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend, dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, të cilët u bashkuan në aktivitetin festiv për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë, ra në sy mungesa e përfaqësuesve nga partitë opozitare, të cilët nuk u panë në këtë aktivitet zyrtar.

WhatsApp Image 2025-11-28 at 21.53.14

Untitled

WhatsApp Image 2025-11-28 at 21.53.18

dita e pavaresise presidenca rama (16) dita e pavaresise presidenca rama (14) dita e pavaresise presidenca rama (17) dita e pavaresise presidenca rama (13) dita e pavaresise presidenca rama (12) dita e pavaresise presidenca rama (10) dita e pavaresise presidenca rama (9) dita e pavaresise presidenca rama (8) dita e pavaresise presidenca rama (6) dita e pavaresise presidenca rama (5) dita e pavaresise presidenca rama (4) dita e pavaresise presidenca rama (3)

© Panorama.al

Te lidhura