Aktorja e njohur Zendaya, tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Romë, duke zgjedhur një veshje të rrallë nga koleksioni Pranverë/Verë 1990 i Giorgio Armani.
Fustani, një krijim i ruajtur në gjendje perfekte, u dallua për siluetën e tij pa mëngë të frymëzuar nga estetika e viteve ’20. Ai përbëhej nga dy shtresa, një bazë në ngjyrë nude dhe mbi të një shtresë e tejdukshme tyl, me dekolte të rrumbullakët dhe gjatësi pak më të shkurtër.
Në sipërfaqen e tylit, rruaza të bardha formonin një motiv të detajuar që i ngjante një rrjete merimange, duke u shtrirë nga qafa deri në fund të fustanit.
Kalimi i nuancave nga bezhë në të zezë i jepte veshjes një efekt edhe më dramatik, ndërsa qëndisjet me insekte të vogla jeshile krijonin përshtypjen sikur “ngjiteshin” mbi strukturën e fustanit. Në tapetin e kuq, lëvizjet e materialit i shtonin veshjes një efekt dinamik, si një rrjetë e gjallë.
Zendaya e kompletoi paraqitjen me unazën e saj të fejesës nga Jessica McCormack, të kombinuar me një unazë të thjeshtë martesore, duke theksuar elegancën diskrete dhe luksoze të look-ut.
Paraqitja e saj u cilësua si një nga më të spikaturat e mbrëmjes, duke kombinuar modën e vjetër me estetikën moderne të tapetit të kuq.
© Panorama.al




















