FOTOLAJM/ “Dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”- Reagon zv.presidenti i PE, Nikola Stefanuta: Jemi këtu për qytetarët, duhet dëgjuar zëri i tyre

Jul 2, 2026 | 18:32

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănută ka reaguar pas përplasjes së policisë me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit në Tiranë.

dhuna stefanuta

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ștefănută ndau pamje nga ndërhyrja e policisë ndaj qytetarëve dhe e cilësoi të papranueshme përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

“Dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”, shkruan zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian në reagimin e tij.

Reagimi vjen vetëm pak ditë pasi eurodeputeti vizitoi Tiranën, ku mori pjesë edhe në protestën qytetare para Kryeministrisë dhe zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile.

Në deklaratën e dhënë gjatë vizitës së tij, Ștefănută theksoi se misioni i delegacionit ishte të dëgjonte të gjitha palët dhe të njihej nga afër me situatën në vend.

1

2

“Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, edhe unë si nënkryetar, duhet t’i njohim faktet.

Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme.

Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët duan me dëshirë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë”, deklaroi ai

© Panorama.al

Te lidhura